Një fëmijë nga Ferizaji, 11-vjeçare, ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave para një objekti banesor në Ferizaj.
Siç njofton policia, e njëjta, në prezencë të prindit të saj e ka dorëzuar portofolin në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/