Dy persona, në dy raste të ndara, kanë përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për posedim të substancave narkotike, transmeton Fol Drejt.
Rastet kanë ndodhur në Mitrovicë e Vushtrri.
Siç njofton policia, në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 2.7 gram.
Ndërkaq, në rastin e dytë, në rrugën ‘Bahri Kuqi” në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.