Aktivitetet e punës do të pezullohen në shumë shërbime në Iran sot dhe nesër për shkak të rritjes së temperaturës, njoftuan mediat shtetërore.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raporton se zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi tha se vendimi për mbylljen e zyrave qeveritare, bankave dhe shkollave sot dhe nesër u mor pasi ministria e shëndetësisë paralajmëroi për një rritje të mundshme të rasteve të rraskapitjes për shkak të temperaturave të larta, raporton AP.
Ditët e fundit, temperaturat rreth 40 gradë Celsius janë matur në pjesë të shumta të Iranit, dhe 38 gradë Celsius janë matur të martën në kryeqytetin Teheran.