Studentët e arrestuar mund të dënohen me vdekje, kanë paralajmëruar organizatat e të drejtave të njeriut.
Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar më shumë se 40 studentë pasi bastisën kampuset universitare në të gjithë Iranin, raportoi sot Guardian, transmeton Fol Drejt.
Forcat e sigurisë kanë kryer një seri sulmesh në kampuset universitare dhe ato sulme u intensifikuan këtë javë kur të rinjtë u mblodhën për të shënuar 40 ditë nga vdekja e Mahsa Amini, tha Unioni i Studentëve Iranianë në llogarinë e tij Telegram./FolDrejt/