Ministria e Mbrojtjes e Holandës njoftoi dje se, së bashku me SHBA-në dhe Republikën Çeke, do të dërgojë në Ukrainë pajisje të rënda ushtarake, duke përfshirë 90 tanke të modernizuara, si pjesë e ndihmës ushtarake prej 120 milionë euro.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi sot SHBA-në, Holandën dhe Republikën Çeke për ndihmën e fundit ushtarake, 90 tanke T-72 dhe tha se kjo është një mbështetje shumë e nevojshme për forcat e armatosura ukrainase, transmeton Fol Drejt.
“Ne i jemi sinqerisht mirënjohës Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Çeke për mbështetjen e rëndësishme dhe shumë të nevojshme, 90 tanke T-72. Forcat e Armatosura të Ukrainës po përparojnë dhe kanë nevojë për këto pajisje. Ne vlerësojmë ndihmën e partnerëve tanë Së bashku ne mbështesim mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë!”, shkroi Zelensky në Twitter./FolDrejt/