Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan dhe Viti.
Rasti u raportua rreth orës 21:30, përcjell Fol Drejt.
“Njësiti policor së bashku me Doganën e Kosovës kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan). Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/