Tetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 23:30, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/