Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, me shtetësi kosovare, janë vënë në pranga nën dyshimet se kanë trafikuar një viktimë, femër kosovare.
Rasti ka ndodhur në rrugën Gasper Karaqi, në Gjakovë, rreth orës 16:10 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq e arrestuara femër është liruar me procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/