Të paktën dy persona kanë vdekur dhe katër janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lagje qendrore të Parisit, sipas zyrës së prokurorit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Policia e Parisit tha se një incident në Rue d’Enghien ka përfunduar pasi që sulmuesi është arrestuar.
“I dyshuari është arrestuar me armën e tij. Rreziku ka kaluar”, tha një burim policor për AFP.
Zyra shtoi se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 69-vjeçar.
“Identiteti i tij është në proces kontrolli”, shtoi ai. Motivi mbetet i panjohur.
Një dëshmitar i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se shtatë ose tetë të shtëna ishin qëlluar, duke sjellë kaos në rrugë.
Të shtënat pak para mesditës (1100 GMT) shkaktuan panik në lagje, një zonë plot me dyqane, restorante dhe bare.
Një shitëse në zonë tha për AFP se kishte dëgjuar shtatë ose tetë të shtëna në rue d’Enghien në lagjen e 10-të, duke thënë: “Ishte panik total. Ne u mbyllëm brenda.”/FolDrejt/
ALERTE – Fusillade à Paris : plusieurs blessés dans le 10eme arrondissement.
Police sur place. Un suspect interpelé. pic.twitter.com/mbQFl2a0vf
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 23, 2022