Është arrestuar një person nën dyshimin se i ka dërguar 4.4 gram substancë narkotike djalit të tij i cili po e vuante dënimin në burgun e Dubravës.
“Qendra Korrektuese Dubravë 23.04.2023 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.