Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi rrahu babain e tij.
Më vonë me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.