Në USA Freehold, New Jersey, më saktësisht në Qendrën e Komunitetit DIBRA, u themelua shoqata Fshati Amë.
Në takim morën pjesë shumica e fshatarëve, pjesëmarrës kishte nga të gjitha fiset te fshatit.
Ishte një ambient shumë frymëzues dhe shpresëdhënës, u morën disa vendime të rëndësishme për fshatin.
Vendimet janë:
1. Në fshat të mos ketë mundësi të shitet pronë, pa pyetur së pari fqinjin, fisin, katundarët, nëse askush prej tyre nuk e merr, atëherë shitësi është i lirë ta shesë pronën ku të mundet ai.
2. U bë marrëveshja 3 vjecare për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të fshatit.
3. U vendos të bëhet kërkesë në komune që objekti i Shkollës dhe ai Spitalit të mbetën pronë e përbashkët e fshatit.
4. U vendos që takimi i radhës të jetë në fund të muajt maj 2023.
5. Te themelohet këshilli në Amerikë, etj.
Slogani: Nuk e harrojmë vendlindjen.
“Zoti e bekoftë këtë takim dhe të gjithë pjesëmarresit Inshallah”, ishte urimi përmbyllës i takimit./FolDrejt/