Ish-ministri kinez i Drejtësisë Fua Zhenghu është arrestuar “me dyshimin për marrje ryshfeti dhe shkelje të ligjit për përfitime personale”, shkruan Reuters, duke cituar mediat kineze, transmeton FolDrejt.
Fu Zhenghu, i cili mbante poste kyçe në Pekin, duke përfshirë postin e Ministrit të Drejtësisë dhe Zëvendësministrit të Sigurisë Publike, u arrestua disa ditë më parë, njoftoi agjencia kineze Xinhua.
Fu ishte shef për një kohë të gjatë i sigurisë publike dhe zëvendësministër i sigurisë publike të Pekinit nga 2013 deri në 2018, dhe më pas ministër i drejtësisë nga 2018 deri në 2020./FolDrejt/