Kryeministrat spanjoll dhe danez Pedro Sanchez dhe Mette Frederiksen do të vizitojnë sot kryeqytetin ukrainas Kiev, ku do të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky, njoftuan nga kabinetet e tyre.
Sipas deklaratës, Sanchez tashmë ka mbërritur në Kiev dhe ende nuk dihet nëse kryeministri i Danimarkës, Frederiksen ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Sipas zyrës së kryeministrit danez, palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe ndjekjen penale të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, shkruan agjencia britanike.