Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimin se ka sulmuar një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, me ç’rast rreth orës 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ është një rast i sulmit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, në lidhje me këtë rast janë marrë veprimet e nevojshme, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare.
Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulmi’’./FolDrejt/