Presidenti francez Emmanuel Macron tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është një njeri “i pakëndshëm”, por se nuk ka asnjë justifikim për luftën që ai filloi në Ukrainë.
“Kur e takoni, ai nuk është i pakëndshëm dhe ky është paradoksi i Putinit ”, tha Macron, duke shtuar se asgjë nuk mund të justifikojë agresionin kundër Ukrainës fqinje që presidenti rus filloi gati një vit më parë.
Duke folur për synimet e liderit rus, Macron pohoi se qëllimi i Putinit është rivendosja e “perandorisë” ruse.
“Në thelb, ai e filloi këtë luftë për të rimarrë territore dhe për të zgjeruar shtrirjen e Rusisë në perandorinë që dikur ekzistonte. Ai mori një përgjegjësi shumë të madhe për veten, popullin e tij, padyshim për popullin e Ukrainës dhe për të gjithë ne. Kështu i shikoj unë gjërat”, tha presidenti francez .
Ai iu referua gjithashtu situatës aktuale në fushën e betejës , duke thënë se nocioni se trupat ruse janë në prag të humbjes në Ukrainë nuk duhet besuar lehtë, pavarësisht humbjeve që kanë përjetuar, duke shtuar se forcat ukrainase nuk janë ende afër duke arritur fitoren në fushën e betejës, raporton RT./FolDrejt/