Dje, rreth orës 16:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën ‘’Zenun Beqa” në Ferizaj kanë ndaluar personin SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.
Gjatë legjitimit dhe kontrollimit të tij, i është gjetur një mjet i mprehtë ( thikë), ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’, përcjell Fol Drejt.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Policia Rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./FolDrejt/