Gjithsej 8,249,055 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në vendet evropiane, përfshirë Rusinë, që kur Moska zyrtare nisi operacionin e saj special ushtarak, njoftoi zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Sipas të dhënave të UNHCR, numri i refugjatëve u rrit me 8,766 vetëm gjatë javës së kaluar.
UNHCR njoftoi se nga 24 shkurti i vitit të kaluar deri më 23 maj të këtij viti, rreth 2,852,395 njerëz kërkuan strehim në Rusi, transmeton Fol Drejt.