Një person është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:20, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 10-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme 8.3 gramë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/