Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh dje në një emision në Kanal10, se nuk është anëtar i partisë me të cilën i fitoi zgjedhjet, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai u shpreh se është partner i ngushtë i saj por jo edhe anëtar, përcjell Fol Drejt.
”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie”, u shpreh Rama.
Gjithashtu ai shtoi se është dakorduar me Lumir Abdixhikun, që ai të merret me partinë, ndërsa vetë Rama të merret me kryeqytetin./FolDrejt/