Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm, i cili me veturën e tij kishte bërë lëvizje të rrezikshme, shkruan Fol Drejt.
“Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia tha se shoferi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë, ku pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.
“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/