Një person, i cili po kërkohej ndërkombëtarisht nga Mali i Zi ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije policia, i dyshuari fillimisht ishte ndaluar nga njësia patrulluese, e gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.
I dyshuari është i nacionalitetit serb, i lindur më 1981.
Dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Themelimi i organizatës kriminale”.
Më tej bëhet e ditur se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse./FolDrejt/