Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se tre dronë të marinës ukrainase – skafe pa ekuipazh, sulmuan pa sukses anijen luftarake ruse “Ivan Hurs” në Detin e Zi.
Sipas raportimeve, luftanija ruse po mbronte tubacionet e gazit Turk Stream dhe Blue Stream, të cilët transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, raporton Reuters.
“Të gjitha skafet e armikut u shkatërruan nga armët standarde të anijes ruse, 140 kilometra në verilindje të Bosforit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të publikuar në Telegram./FolDrejt/