Një rast i cilësuar si dhunë në familje ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajit rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku i dyshuari kosovar është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.