Në qytetin e Gjakovës me datë 26.02.2022 rreth orës 17:10 është raportuar në polici një rast, ku djali e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima pas pasojave fizike ka përfunduar në spital, kurse djali i saj është shoqëruar në polici, thuhet nga policia.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ai kishte konsumuar medikamente në sasi të tepruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton policia, përcjell FolDrejt.