Arsenali po vazhdon bisedimet me Ajax-in për Jurrien Timber dhe ka besim se ata do të arrijnë një marrëveshje në të ardhmen e afërt, kanë thënë burimet për 90min.
Topçinjtë po kërkojnë të shtojnë një tjetër mbrojtës në radhët e tyre në afatin kalimtar të verës, dhe ata shpejt e identifikuan Timberin si një objektiv prioritar.
90min raportoi në fillim të kësaj jave se Arsenali kishte bërë një ofertë hapëse për Ajax-in për holandezin. Megjithatë, oferta e tyre prej 35 milionë euro ra shumë më poshtë se çmimi i kërkuar i klubit holandez prej 60 milionë euro.
Burimet kanë konfirmuar për 90min se Arsenali shpreson të zvogëlojë kërkesat e Ajax-it në një shifër nën 50 milionë euro dhe ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje.
Timber, i cili u përball me Manchester United dhe ish-menaxheri Erik ten Hag verën e kaluar, është i etur për një lëvizje në Emirates Stadium./FolDrejt/