Helikopterët e ushtrisë ruse hapën sot zjarr ndaj një kolone ushtarake të grupit paraushtarak “Wagner” në autostradën M4, afër Voronezh, raporton Reuters, duke cituar një deklaratë dëshmitari.
Më parë, BBC njoftoi se disa njësi “Wagner” po lëvizin nëpër Voronezh me synimin për të arritur në Moskë.
Të premten, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë filloi procedimin kundër kreut të kompanisë private ushtarake “Wagner” Yevgeny Prigozhin për rebelim të dyshuar dhe presidenti rus Vladimir Putin tha se të gjithë ata që ngritën armët kundër ushtrisë janë tradhtarë dhe se ai do të marrë veprim vendimtar ndaj tyre.
Prigozhin, i cili aktualisht ndodhet në Rostov-on-Don, u përgjigj se askush nuk do të dorëzohej./FolDrejt/