Sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali po përshpejton procesin e tyre për të nënshkruar me Romeo Lavia nga Southampton këtë verë. Mesfushori ka pasur paraqitje të mira për Southamptonin, i cili përfundoi në fund të tabelës.
Dhe Romano beson se nga Arsenali mund të përdorin agjentin e Bukayo Saka për të lehtësuar procesin. Saka dhe Lavia ndajnë të njëjtin agjent dhe Arsenali ka kontakte të mira me të.
“Arsenali është sigurisht i zënë me Declan Rice, ai është objektivi i tyre kryesor në mesfushë, por ata mund të bëjnë një nënshkrim më shumë në atë pozicion, dhe është e vërtetë që Romeo Lavia i Southampton është një nga lojtarët në listën e tyre – ata e pëlqejnë atë, ata e konsiderojnë atë një talent të madh”, tha Romano, transmeton Fol Drejt.