Presidenti kinez Xi Jinping tha sot gjatë takimit të tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken se është “shumë mirë” që të dyja palët kanë bërë disa përparime dhe kanë arritur marrëveshje për çështje të caktuara.
Megjithatë, siç raporton BBC, ai nuk ka shpjeguar se për çfarë po fliste, kështu që nuk është e qartë se çfarë ka dashur të thotë konkretisht.
Kjo u bë e ditur në një video dy minutëshe të takimit, e cila u publikua nga media shtetërore kineze, transmeton Fol Drejt.