Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është tashmë duke e vuajtur një dënim me burg, është akuzuar për ekstremizëm dhe përballet me një gjyq të ri dhe një dënim të ri me dekada burg.
Navalny po vuan tashmë një dënim me nëntë vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, por ai dhe mbështetësit e tij këmbëngulin se arrestimi dhe burgimi i tij në 2021 ishte i motivuar politikisht, kujton BBC.
Gjyqi i ri do të nisë sot në koloninë penale, 250 kilometra në lindje të Moskës, ku Navalny po vuan dënimin me burg. /FolDrejt/