Arsenali arriti tre pikë të rëndësishme në luftën për titull me një kthesë spektakolare të shtunën.
Skuadra e Mikel Artetës ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 3:2 në shtëpi në kuadër të xhiros së 26-të të Premierligës pasi ka humbur 2:0. Kështu, edhe pas këtij turi, Arsenali kryesues mbeti pesë pikë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë.
Gjyqtari Chris Kavanagh e zgjati ndeshjen me gjashtë minuta dhe pikërisht në momentin që do të luante bilbilin e fundit, Arsenali fitoi një goditje nga këndi në minutën e 97-të. Pas krosimit, topi arriti në krye të zonës te Nelson, i cili me një goditje të shkëlqyer i solli një fitore të madhe skuadrës së tij.
Se sa ka vlejtur për tifozët e Arsenalit kthesa ndaj Bournemouth-it e ka treguar më së miri videoja e reagimit të Artetës ndaj golit.
Goli shkaktoi skena të rralla, lojtarët, tifozët dhe stafi stërvitor vrapuan nëpër fushë pas golit. Gjykatësi Kavanagh raportoi Arsenalin në FA, pas së cilës filloi një hetim kundër drejtuesve të Premier Leagues.
Ligjet e garave të futbollit në Angli thonë se lojtarët dhe stafi stërvitor duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrojnë brenda kufijve të tyre, me përjashtim të rrethanave të veçanta (p.sh. një fizioterapist që hyn në fushën e lojës me lejen e gjyqtarit të ndeshjes). Në fund të fundit, Arsenali mund të marrë një dënim financiar, së bashku me pezullime të mundshme për ata që u futën në fushë, transmeton Fol Drejt.