Luka Modric pritet të luajë për Kroacinë në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kampionatin Evropian.
Trajneri Zlatko Daliq ka publikuar sot listën në të cilën është kapiteni i Kroacisë, i cili do të udhëheqë kombëtaren kundër Uellsit më 25 mars dhe kundër Turqisë tre ditë më vonë.
Vendimi i Modriqit nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Real Madridit, shkruan AS.
“Real Madridi dëshiron të vazhdojë kontratën me Modriqin, por fakti që ai vazhdon të luajë për Kroacinë i ka zemëruar të gjithë në klub”, thuhet në tekstin e portalit spanjoll. Modriç pati probleme me lodhjen pas Botërorit, për të cilin trajneri Carlo Ancelotti foli në disa raste.
Kontrata e Modricit me Realin është deri në fund të qershorit dhe ende nuk dihet nëse do të zgjatet dhe kur do të zgjatet. Tashmë dihet se drejtuesit e kampionëve spanjollë nuk janë të entuziazmuar për faktin se Modrić është ende duke luajtur për kombëtaren në moshën e tij, transmeton Fol Drejt.