Fichajes ka raportuar se Arsenali është duke mbajtur kontrolle për dyshen e Real Sociedad, Martin Zubimendi dhe Brais Mendez për sezonin e ardhshëm.
Topçinjtë janë aktualisht lideri i tabelës së Premier League dhe po i afrohen titullit të tyre të parë që nga epoka e Arsene Wenger.
Mikel Arteta do të përpiqet të forcojë skuadrën e tij edhe sezonin e ardhshëm, në mënyrë që skuadra e Londrës Veriore të sfidojë përsëri fitimin e Premier League-s.
Arsenali kishte provuar edhe më herët ta transferojë Zubimendin, por Mendez është një emër i ri në listën e dëshirave të tyre.
Të dy mesfushorët mund të transferohen dhe të bashkohen me Martin Odegaardin dhe Granit Xhakën për të formuar një partneritet të mrekullueshëm në mesfushë, transmeton Fol Drejt.