Dy ditët e negociatave të NATO-s kanë përfunduar pa një marrëveshje për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Aleanca ka rënë dakord të sigurojë pjesë rezervë për tanke dhe të rrisë prodhimin e municioneve.
Ukraina po gjuan deri në 10,000 predha artilerie në ditë, më shpejt se sa mund t’i bëjë Perëndimi, sipas NATO-s.
Kievi dëshiron avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të kundërshtuar ofensivën ruse dhe për të rimarrë territorin e humbur.
SHBA dhe Gjermania javët e fundit kanë përjashtuar dërgimin e avionëve, ndërsa Polonia sinjalizoi se janë të hapur ndaj idesë.
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se ishte “absolutisht” i bindur se vendet perëndimore do t’i furnizonin ato.
Duke iu referuar ndryshimit të mendimit të Perëndimit për dërgimin e tankeve Leopard 2 në vijën e frontit, Reznikov tha se “e pamundura u bë e mundur”.
Ai vazhdoi: “Ne kemi nevojë jetike për avionët si një platformë për të mbrojtur qiellin tonë. Ne duhet të dominojmë në qiellin tonë të Ukrainës.
“Ai do të mbrojë popullsinë tonë civile, para së gjithash, dhe sigurisht forcat tona të armatosura.”/FolDrejt/