Më shumë se shtatë milionë fëmijë janë prekur nga tërmeti masiv dhe një pasgoditje e madhe që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara, duke shprehur frikën pwr vdekjen e mijëra të tjerëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në Turqi, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetonin në 10 provincat e goditura nga dy tërmetet ishte 4.6 milionë fëmijë. Në Siri, 2.5 milionë fëmijë janë të prekur”, u tha gazetarëve në Gjenevë James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë UNICEF.
“UNICEF ka frikë se mijëra fëmijë janë vrarë,” tha Elder, duke paralajmëruar se “edhe pa shifra të verifikuara, është tragjikisht e qartë se numrat do të vazhdojnë të rriten.”/FolDrejt/