Astronautët Kate Rubins dhe Victor Glover dolën të dielën në pjesën e jashtme të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
NASA thotë se panelet e reja diellore do të ofrojnë 30 për qind më shumë energji elektrike për të mbështetur numrin në rritje të pjesëtarëve në stacion dhe eksperimentet që kryhen atje.
Të dy anëtarët e ekuipazhit të NASA-s janë shëtitës veteranë në këtë pikë. Glover tashmë kishte kryer dy shëtitje hapësinore që kur mbërriti në stacionin hapësinor në nëntor. E diela ishte e treta e tij.