Lartë në Himalajet Indiane, një liqen i largët i vendosur në një luginë me dëborë është i shpërndarë me qindra skelete njerëzore.
Liqeni Roopkund ndodhet 5,029 metra (16,500 ft) mbi nivelin e detit në fund të një shpati të pjerrët në Trisul, një nga malet më të larta të Indisë, në shtetin e Uttarakhand.
Mbetjet janë shpërndarë përreth dhe poshtë akullit te “liqeni i skeleteve”, zbuluar nga një rojtar pyjesh britanik patrullues në 1942. Për më shumë se gjysmë shekulli, antropologët dhe shkencëtarët kanë studiuar mbetjet.
Liqeni ka tërhequr shkencëtarë dhe vizitorë kuriozë për vite me rradhë. Në varësi të stinës dhe motit, liqeni, i cili mbetet i ngrirë për pjesën më të madhe të vitit, zgjerohet dhe tkurret. Vetëm kur shkrihet dëbora, skeletet janë të dukshme, ndonjëherë me mish të bashkangjitur dhe të ruajtur mirë. Deri më tani, mbetjet skeletore të rreth 600-800 njerëzve janë gjetur këtu. Në promovimet e turizmit, qeveria lokale e përshkruan atë si një “liqen misterioz”.