Gabriel Escobar shfaqet “kërcënues”, për të gjithë ata që e refuzojnë partneritetin, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dërguarit special amerikan, përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, ka krijuar kushte të vështira jo veç për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin.
“Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, ka thënë Escobar, shkruan REL.
Ai ka thënë se të dyja palët kanë rol në uljen e tensioneve. Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri:
Shtensionimin e situatës atje;
Mbajtjen e zgjedhjeve të reja;
Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Escobar ka thënë se kryetarët e zgjedhur duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre në ambiente alternative, pastaj nga objektet komunale, duhet të tërhiqen forcat policore, në mënyrë që protestuesit të largohen nga rrugët./FolDrejt/