Kompania Meta do të duhet të paguajë një gjobë prej 12.65 milionë euro për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve përmes një aplikacioni që premtonte mbrojtjen e privatësisë së tyre, vendosi sot Gjykata Federale në Australi.
Meta do të duhet t’i paguajë edhe shpenzimet gjyqësore Komisionit Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC), i cili ngriti një padi kundër kompanisë amerikane, raporton Reuters.
Ky gjykim lidhet me një shërbim VPN të quajtur Onovo, të cilin kompania Meta – e cila atëherë quhej Facebook – e ofroi nga fillimi i vitit 2016 deri në fund të vitit 2017