Sipas presidentit të Unionit rus të grurit, situata do të jetë më e keqe sepse disa nga rajonet tradicionale bujqësore të Ukrainës nuk janë më nën juridiksionin e Kievit, shkruan TASS.
Të korrat e grurit në Ukrainë do të tregojnë një rënie nga viti në vit në vitin 2023, si rezultat i një reduktimi të hektarit total të kultivuar, i kombinuar me kushtet e pafavorshme të motit, tha për TASS presidenti i Unionit Rus të Drithërave, Arkady Zlochevsky.
“Situata do të jetë më e keqe në Ukrainë këtë vit, sepse disa nga rajonet e saj [bujqësore tradicionale] nuk janë më nën juridiksionin e Kievit, edhe pse kulturat e drithërave vazhdojnë të rriten atje. Këto rajone i janë bashkuar Rusisë, dhe rrjedhimisht rendimentet e tyre nuk llogariten si pjesë e të korrave të përgjithshme të Ukrainës. Së dyti, ata nuk kanë qenë aq me fat për motin sa ne [në Rusi]”, tha Zlochevsky.