Autoritetet filipinase urdhëruan sot evakuimin e mijëra fshatarëve, mbylljen e shkollave dhe zyrave dhe ndalimin e transportit për shkak të mbërritjes së pritshme të tajfunit Mawar, i cili iu afrua provincave veriore të Filipineve një javë pasi kaloi territorin amerikan të Guam në Paqësorin perëndimor.
Tajfuni shoqërohet me erëra të forta me një shpejtësi të qëndrueshme prej 155 kilometrash në orë, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
Meteorologët parashikojnë se pjesët malore të Filipineve do të kursehen nga një goditje e drejtpërdrejtë nga tajfuni dhe analizat tregojnë se stuhia po kthehet në verilindje drejt Tajvanit ose Japonisë jugore./FolDrejt/