Shpërthime janë dëgjuar sërish sot në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, pas një paralajmërimi të ri për rrezik ajror.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko njoftoi se ka pasur shpërthime në qendër të Kievit dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Herët këtë mëngjes, Rusia nisi një valë të re sulmesh ajrore në Kiev duke përdorur drone dhe raketa lundrimi./FolDrejt/