Zyrtarët gjermanë e kanë bërë të qartë se ata synojnë të zbatojnë urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin rus Vladimir Putin, nëse krijohet mundësia në tokën e tyre, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Të mërkurën, kryediplomati i Berlinit në Ukrainë u bë personi i fundit gjerman që iu angazhua urdhrit të ICC, i cili u lëshua javën e kaluar lidhur me zhvendosjen e mijëra fëmijëve ukrainas nga Rusia në territorin rus që nga fillimi i pushtimit.
“Nëse Putini shfaqet në territorin gjerman, ai me siguri do të arrestohet. Këtë e ka konfirmuar dje ministri gjerman i Drejtësisë”, tha diplomatja gjermane Anka Feldhusen.
Kancelari Olaf Cholz shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për urdhrin, duke u thënë gazetarëve gjatë një vizite në Japoni javën e kaluar: “Askush nuk është mbi ligjin”.
Një urdhër arresti u lëshua edhe për sekretaren presidenciale për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, e cila drejtoi publikisht zhvendosjen e fëmijëve ukrainas në Rusi vitin e kaluar. Ky vendim i autoriteteve gjermane vlen edhe për të.
Sipas pretendimeve zyrtare të Kievit, më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi që nga shkurti i vitit 2022, kur filloi pushtimi. /FolDrejt/