Për shkak të sulmeve të shtuara ruse, autoritetet lokale filluan një evakuim të detyrueshëm të civilëve nga 37 vendbanime në rrethin Kupiansk, në rajonin e Kharkiv, shkruan Kyiv Independent.
Sipas Administratës Ushtarake të Qytetit Kupiansk, banorët do të zhvendosen në rajone më të sigurta të Ukrainës.
Evakuimi do të bëhet në komunitetet Dvorichna dhe Petropavlivka, si dhe në pjesë të komuniteteve Kindrashivka, Kurylivka dhe Kupiansk.
Në qytetin Kupiansk, vendasit që banojnë pranë stacionit të trenit Zaoskillia në bregun lindor të lumit Oskil do të evakuohen, shkruan autoritetet më 10 gusht.
Më herët, Guvernatori i Rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov njoftoi planet për të evakuuar më shumë se 11,000 njerëz, përfshirë 600 fëmijë, nga zona.
“Armiku ka rritur ndjeshëm granatimet e vendbanimeve afër vijës së frontit dhe vazhdon të terrorizojë popullsinë civile, duke përfshirë kryerjen e sulmeve ajrore,” shkroi Syniehubov. “Në kushte të tilla, rreziqet për jetën dhe shëndetin e civilëve janë rritur ndjeshëm.
Rusia ka përqendruar forcat e saj rreth Kupiansk në rajonin e Kharkiv që nga mesi i korrikut, duke u përpjekur të rifitojë pozicionet e humbura gjatë kundërofensive të papritur të Ukrainës vjeshtën e kaluar.
Ukraina çliroi Kupiansk nga pushtimi rus në shtator 2022. Për shkak të afërsisë së tij me kufirin, qyteti dhe zonat e tjera përreth të Rajonit të Kharkiv kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.