Hapja e festivalit të këtij viti të Dokufestit ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, derisa është pritur me kritika të ashpra.
Këto kritika duket se do që shfaqen më së miri nesër, teksa imami dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe njëherit edhe profesori i Medresesë “Alaud-din”, Besim Berisha, ka ftuar në një takim kundër këtij festivali.
Ky takim do të mbahet nesër, në orën 14:00, në sheshin “Shadërvan”, transmeton Fol Drejt.
“FTESË KUNDËR dokufest
Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore!!
Të premten në ora 14:00, në Sheshin Shadërvan, takohemi së bashku për ta ngrit zërin tonë kundër dokufest, pro familjes.
Hajde edhe ti, t’i përgjigjemi pozitivishtë ftesës së organizatorëve.”, ka shkruar imam Besim Berisha.