Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vuri në pikëpyetje dy pika të marrëveshjes së diskutuar gjatë ditës së djeshme n[ mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Marrëveshja në preambulë përmban:
– Pika 2: “… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.
– Pika 4: “… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.
Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!
Pa paragjykuar çështjet e statusit?!”, thuhet në reagimin e Hotit./FolDrejt/