Bernardo Silva është lidhur me Barcelonën prej muajsh për një kalim të mundshëm atje, por mesfushori portugez është ende anëtar i Manchester Cityt.
Edhe pse trajneri Pep Guardiola e përdor rregullisht si lojtar të ekipit të parë të klubit anglez, spanjoll Sport shkruan se Silva ende dëshiron të kalojë te Barcelona.
Sport shkruan se “është e pamundur që Barcelona të përsërisë afatin kalimtar të verës”, në të cilën solli Roberto Lewandowskin, Raphinhan, Jules Kounden, Franck Kessien, Andreas Christensenin, Hector Bellerinin, Marcos Alonson dhe Pablo Torren. Mediat spanjolle theksojnë se arsyeja është mungesa e parave.
“Bernardo Silva dëshiron të vijë te Barcelona”
Gazetarët atje shkruajnë se “Barcelona është ende ambicioze, por do të duhet të mendojë për shitjen e disa lojtarëve për të stabilizuar situatën financiare, duke sjellë lojtarë të lirë”, për të cilin nuk kërkohet asnjë dëmshpërblim. Krahas talenteve të rinj që ka, Sport beson se Barcelona ka nevojë për një mesfushor me eksperiencë dhe si të tillë e konsideron Silvan.
“Shumë lojtarë kanë ofruar veten dhe Barcelona po ndjek shumë prej tyre, por ai që po tërheq më shumë vëmendje është Bernardo Silva. Stili i tij i lojës i përshtatet Barcelonës dhe ai do të rriste cilësinë e ekipit me ardhjen e tij. Situata është e qartë – ai dëshiron të largohet nga City, dhe klubi do ta respektojë kërkesën e tij në verë vendimin për të luajtur për Barcelonën. E gjithë kjo është e mrekullueshme, por ka një problem me faktin se Barcelona nuk ka pothuajse asnjë hapësirë për ta sjellë atë.“, përfundon raporti i Sport.
Transfermarkt vlerëson vlerën e Silvës 80 milionë euro dhe kontrata e tij me Cityn është deri në vitin 2025, transmeton Fol Drejt.