Komanda e SHBA-së Indo-Paqësor, me bazë në Hawai, tha në një deklaratë se stërvitja u krye nga avionët luftarakë të Marinës amerikane që iu bashkuan Forcave të Mbrojtjes Ajrore Japoneze.
Forcat ajrore të ushtrive amerikane dhe japoneze zhvilluan stërvitje të përbashkëta mbi Detin e Japonisë sot pasi Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike mbi Japoni, tha ushtria amerikane.
“Angazhimi ynë për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbetet i pandryshuar”, tha në një deklaratë Komanda e SHBA-së Indo-Paqësor me bazë në Hawaii./FolDrejt/