Danimarka, si disa vende të tjera të rajonit, ngriti nivelin e vigjilencës pasi tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 u raportuan se kishin rrjedhur në Detin Baltik, i cili supozohet të jetë shkaktuar nga sabotazhi, raporton Reuters.
Policia daneze mori raporte për aktivitet të dronëve pranë fushës së gazit Roar në Detin e Veriut gjatë fundjavës, tha sot një zëdhënës i policisë daneze.
Fusha Roar, e cila ndodhet pranë Tir, fushës më të madhe të gazit në Danimarkë, menaxhohet nga kompania franceze e energjisë “Total Energies”./FolDrejt/