Një avion luftarak amerikan F-16 u rrëzua sot pranë bazës ajrore Osan në Korenë e Jugut, raportuan mediat lokale, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Piloti u katapultua në mënyrë të sigurt nga avioni dhe nuk raportohen viktima civile, tha agjencia e lajmeve Yonhap.
Rrëzimi ka ndodhur në Pyeongtaek, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Seul.
Asnjë shtëpi nuk ndodhej pranë zonës ku avioni u rrëzua dhe mori flakë, duke e lënë atë kryesisht të shkatërruar, tha agjencia, duke cituar një zyrtar lokal të zjarrfikësve, i cili ka shtuar se nuk është raportuar asnjë dëmtim në strukturat civile.
Më vonë, forcat amerikane në Korenë e Jugut konfirmuan se incidenti ka ndodhur rreth orës 9:45 të mëngjesit me kohën lokale. Ata shtuan se piloti, i cili po merrte pjesë në fluturime rutinë stërvitore, u dërgua në një institucion mjekësor në afërsi pas rrëzimit.